Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se nuk ka asnjë mercenar shqiptar në Ukrainë.
Xhaçka i përgenjeshtroi informacionet lidhur me këtë, duke e cilësuar si gënjeshtër të Moskës.
“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata!”, deklaroi ministrja Xhaçka.



























