Jemi mësuar të ndjekim botën e bukur të moderatorit Xhani Shqerra, të cilën personazhi elegant i ekranit na e servir ‘në pjatancë të artë’ përmes ekranit duke na bërë të shijojmë ndonëse virtualisht pak nga bota e bukur e Xhanit.

Çdo publikim i tij me “Bel Mondo-n ” na bën të shohim me ngjyra dhe optimizem vendin tonë. Si në rastin e publikimit të fundit në llogarinë e tij instagram ku kjo video na çoi larg me imagjinaten, udhëtuam dhe ne bashkë me të, duke na relaksuar e frymëzuar.

Me pas zbuluam se bëhej fjalë për fushatën e re Verë 2020 të brandit italian Aquamarine e cila këtë vit ka zgjedhur mesdheun, duke u nisur nga riviera shqiptare Dhërmiu, për të pasuar në atë turke dhe spanjolle, e deri në Portofinon e Italisë.

Veshje që përqafojnë stilin sartorial të interpretuara në mënyrë personale, kontemporane, ku shfaqen sfumaturat e thellësisë Aquamarine, tërësisht Made in Italy.

Mashkulli Aquamarine i përfaqësuar prej vitesh në Ballkan nga moderatori i njohur Xhani Shqerra, sjell imazhin e një djali në karrierë, i cili bashkon njëherazi formalen klasike, sportiven dhe avangarden, tipare të cilat Xhani i përfaqëson më së miri.

IL TEMPO NON ESISTE” sjell një EKUILIBËR në detaje, DINAMIKE në forma dhe FINESË në ngjyra.

Në xhaketat sartoriale, këmishat dhe pantallonat nuk mungojnë matërialet e çmuara si lino, pambuk, mëndafshi i trajtuar, në një linjë elegante që sjell freski dhe hijeshi në çdo moment të ditës. Pikë e fortë kjo e made in Italy AQUAMARINE, prej vitesh lider në tregun ndërkombëtar të veshjeve për ‘gentleman-a’.

Të apasionuarit pas stilit AQUAMARINE se shpejti do te mund te bejne porosite e tyre online nga çdo skaj i botes ne www.aquamarine.al

Fotografi i setit: Arnel Bega