ATSH/ – Partia e kryeministrit Edi Rama erdhi sërish në pushtet, sipas gazetës greke ”Kathimerini”.

Partia Socialiste e Ramës u kthye sërish në pushtet me 49% të votave dhe 74 vende në parlamentin me 140 deputetë, shkruan gazeta sipas kathimerini.gr.

Ku është mendati i tretë radhazi i 56-vjeçarit Rama si kryeministër.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis uroi homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren e tij në zgjedhje.

Sipas një njoftimi nga zyra e tij, Mitsotakis foli me Ramën në telefon menjëherë pasi politikani shqiptar shpalli një “fitore të bukur” në zgjedhjet parlamentare në vendin fqinj./ /ervo/