Amerikanët prej ditësh kanë votuar në zgjedhjet presidenciale dhe presin që të daë rezultati e të mësojnë se cili do të jetë presidenti i ardhshëm, Covid-19 vazhdon”të bëjë kërdinë”.

Dje, e premte 6 nëntor, vendi regjistroi një rekord të ri për të tretën ditë radhazi, me 127,000 raste të reja, sipas një regjistrimi nga Universiteti Johns Hopkins. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në SHBA në gati 10 milion.

SHBA mbetet vendi i goditur më keq në botë për sa i përket rasteve të reja dhe vdekjeve, me mbi 236,000 viktima të raportuara. Ka pasur një rritje të rasteve të reja në shtetet Midwestern, në North Dakota, South Dakota, Iowa dhe Wisconsin të gjitha të konsideruara si pika të nxehta të reja.

Texas është në afërsi të regjistrimit të një milion rasteve, duke tejkaluar Kaliforninë si shteti me numrin më të lartë të rasteve totale.

Por ndërsa koronavirusi ishte një çështje kryesore për shumë votues, rezultatet e votimit nga zgjedhjet e së martës sugjeruan se ekonomia ishte më e rëndësishmja në ndikimin e votave.