Pas një lutje të dëshpëruar për shtrat në kujdesin intensiv, një ndihmës profesoreshë ka humbur jetën tragjikisht nga Covid-19, vetëm 10 ditë pas nënës së saj. 38-vjeçarja Nabila Sadiq ndërroi jetë vetëm një javë pasi rezultoi pozitive me Covid-19, shkruan The Mirror.
Edhe babai i saj u shtrua në spital me Covid-19, por fatmirësisht tani ndodhet në karantinë në shtëpi.
“Çdo ditë zgjohem me një lajm vdekjeje. Kur do të përfundojë kjo?”, shkruajti disa ditë para se të ndërronte jetë 38-vjeçarja në Twitter.