Një tjetër vatër zjarri është shënuar gjatë mesnatën në kodrat e Orikumit.

Bëhet me dije se zjarri ëshë përhapur me shpejtësi dhe banorët që kishin shtëpitë aty pranë janë evakuuar.

Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mbrëmë ka shkuar në vendngjarje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdessshëm.

“Jemi në zonën  e Orikumit është një vatër zjarri për të evakuuar familjen që ndodhet aty, zjarri është nën kontroll dhe shpresojmë që situata të përmirësohet. Një situatë e shëmtuar që vjen nga përgjegjësia njerëzore. Apel për të gjithë që të mos ndezin zjarre, të jemi të përgjegjshëm e të kujdesshëm që situata të mos përsëritet” , tha Leli.

Sakaq, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të munduar shuarjen e flakëve.