Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaev nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai i uroi shërim të shpejtë kryetarit të Kumanovës si dhe të gjithë qytetarëve që janë infektuar.
”Sot, në përputhje me protokollet shëndetësore, u krye testi i dytë për koronavirus dhe ashtu si testi i parë doli negativ.
I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe në të njëjtën kohë i uroj shërim të shpejtë të Kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve që janë të infektuar.
Shpresoj se kryeministri dhe ministrat do të rezultuojnë gjithashtu negativë.”
Ora News