“Kastrati Grup” blen 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Tashmë, gjiganti shqiptar i tregut të makinave dhe karburanteve, do të ketë “në dorë” dhe të vetmin aeroport në Shqipëri.
Ora News bën me dije se “Kastrati Grup” ka arritur marrëveshjen me kompaninë kineze “Real Fortress Private Limited” më datë 18 dhjetor 2020. Kjo marrëveshje është është regjistruar dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Në prill të vitit 2016 grupi kinez “China Everbright”, njoftoi se kishte nënshkruar kontratën për blerjen prej 82.25 milionë euro të aksioneve të Rinasit, me një afat 20 vjeçar, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, një kompani offshore me seli në Singapor.
Tashmë, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të zotërohet 100% nga një kompani shqiptare si “Kastrati Grup”.