Në prag të muajit të Shenjtë Ramazanit “Qendra e Gruas për Zhvillim e Kulturë” & “International Cooperative Center” me mbështetjen e Ambasadës së Kuvajtit, iu bashkuan nismës “Familja për Familjen”, të iniciuar nga Bashkia e Elbasanit.

Kryebashkiaku Gledian Llatja, pa nga afër sasinë e ushqimeve, të cilat arrijnë mbi 1000 pako, të cilat do të shkojnë për familjet në nevojë në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Rudina Çollaku u shpreh se ndihmat do të shkojnë jo vetëm për vetëm familjet në nevojë, por edhe gratë e dhunuara.

Ndërsa kryebashkiaku Llatja, përpos falenderimeve ka shtuar faktin që të gjithë organizatat dhe shoqatat që operojnë, janë bërë një mbështetje e madhe për Bashkinë e Elbasanit në këto ditë të pazakonta.

Solidariteti dhe qytetaria që i karakterizon elbasanasit po del në pah me mbështetjen e njerëzve në nevojë në këto ditë të vështira në të cilët gjendet i gjithë vendi.

Elbasaninews.tv