ATSH/ Arriti në 1 milion e 332 mijë numri i kartave bankare, në fund të tremujorit të tretë.

Bankës së Shqipërisë bën të ditur se, numri i kartave është rritur me 0.84% krahasuar me një tremujor më parë dhe 5.3% që nga fillimi i këtij viti.

Sipas BSH-së, gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, numri i kartave bankare aktive është shtuar me pothuajse 68 mijë njësi.

Kartat bankare dominohen nga kartat e debitit të lidhura me llogaritë rrjedhëse të klientëve dhe përbëjnë 86% të numrit të përgjithshëm të tyre. Pjesa tjetër janë karta krediti dhe karta me funksion paraje elektronike.

Ndërkohë që paralelisht me rritjen e numrit të kartave, po zgjerohet edhe infrastruktura e pagesave.

Në fund të shtatorit, numri i bankomateve (ATM) arriti në 802, niveli më i lartë që prej vitit 2016. /j.p/