Pushimet janë këtu. Det, det, rërë dhe argëtim. Të gjithë kemi dëshirë të kalojmë disa ditë relaksi dhe qetësie. Por, ka disa gjëra që janë të ndaluara të bëhen në plazh. Disa prej tyre, me siguri i zbatoni rreptësisht.

Mos mbaj muzikë me zë të lartë.

Njerëzit shkojnë në plazh për t’u relaksuar, nuk kanë pse të dëgjojnë këngët e tua të preferuara.

Mos e mbaj telefonin në dorë gjithë kohës

Të gjithë janë të lidhur me telefonin, por çlirohuni prej tij gjatë pushimeve. Detox-i më i mirë është diell dhe det.

Mos e shkund peshqirin pranë të tjerëve

Mos e bëj të lutem. Rëra që mund të përhapet prej tij mund të jetë goxha e bezdishme dhe e rrezikshme gjithashtu.

Mos harro ujin

Pi shumë ujë, kështu do të jesh në formën më të mirë dhe kur temperaturat janë super të larta.

Mos pi duhan

Era mund të marrë tymin e duhanit dhe në hapësirën boshe ta dërgojë në fytyrën e të tjerëve, edhe të fëmijëve.

Mos harro kremin e diellit

Kjo do të ishte masakër e vërtetë për trupin.

Mos u bëj tapë

I nxehti dhe alkooli bashkë mund të kenë pasoja fatale.

Mos iu bëj foto të tjerëve me rrobabanjo

Të gjithë janë veshur me rrobabanjo, ndaj nuk ka kuptim që ju të shkrepni aparatin.

Mos i neglizho tabelet informuese

Tabelat mund t’iu shpëtojnë jetën.

Mos hidh mbeturina

Mbaj një qese për të hedhur mbeturinat, është më e pakta që mund të bësh.