Në njoftimin e saj në gjuhën shqipe, Von der Leyen shprehet se jemi së bashku në këtë betejë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”,- thekson Von der Leyen.

Komisioni Europian dhe Austria shpallin sot përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për Ballkanin Perëndimor.

651,000 dozat BioNTech / Pfizer financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet të kryhet në maj, me transhe të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht./k.s/j.p