Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raportojnë mediat lokale.
Trupat u gjetën në tavernën Enyobeni herët të dielën dhe disa të tjerë thuhet se janë plagosur.
Rrethanat janë ende të paqarta për autoritetet vendase të cilat thonë se po hetojnë ngjarjen e rëndë.
Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur të shohin trupat e tyre, sipas medave vendase pasi vendi po qëndron i mbyllur me urdhër të autoriteteve.
Top Channel