28-29 Nëntori po afron e bashkë me to edhe dita e udhëtimit për personat që festat kombëtare i shohin si mundësi për të pushuar jashtë vendit.
Në muajin Nëntor, shqiptarët vit pas viti udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Por cilat janë preferencat me të shumta për të kaluar festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit? Klaudia Krasnika nga Travel Expert, e intervistuar nga Televizioni Skampa, tregon me tepër detaje.
Krasnika shton faktin se kërkesat më të mëdha janë për turet kulturore. Të rinjtë zgjedhin më shumë destinacionet e largëta si Dubai, ndërsa të moshuarit kanë preferenca krejt të tjera.
Sado që shqiptarët largohen për festat kombëtare të nëntorit, ata marrin me vete atmosferën festive e patriotizmin!
Një fenomen tjetër ndodh me shqiptarët e Kosovës, të organizuar në grupe ata zgjedhin që për çdo vit atmosferën e 28-29 Nëntorit ta shijojnë në Shqipëri.
Edlira XHERRI