Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në Bashkinë e Elbasanit, dhe në të gjithë bashkitë e qarkut vijon shpërndarja e pakove ushqimore pranë familjeve në vështirësi ekonomike.
Ditën e sotme shpërndarja e pakove është bërë në Rajonin nr 6, tek familjet në vështirësi ekonomike. Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, i cili e ka ndjekur që prej fillimit shpërndarjen e pakove tek familjet në nevojë, u ka shprehur banorëve se bashkia e Elbasanit do të jetë në çdo kohë pranë qytetarëve për t’i ndihmuar me aq sa mundesi ka.
Ashtu si në Elbasan edhe në bashkitë e tjera të qarkut, vazhdon operacioni i solidaritetit. Prefekti Maksim Malaj bën me dije se vëtëm ditën e sotme janë shpërndarë 381 pako ushqimore pranë familjeve në nevojë.
Elbasaninews.tv