Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor.
Ai theksoi se shpërthimi ishte “sulm me bombë” dhe mund të jetë sulm “terrorist”.
Duke folur për gazetarët para se të nisej për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm “i pabesë”, duke shtuar se keqbërësit do të ndëshkohen.
Edhe 53 persona të tjerë janë plagosur, sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya.



























