Raymond Domenech nuk do të jetë më trajneri i Nantes në Ligue 1 në Francë. Tekniku 69 vjeçar u rikthye në stol pas më shumë se 10 vitesh, por aventura e tij ka zgjatur vetëm dy muajsh. Domenech e drejtori Nantes në 7 ndeshje, por nuk arriti të merrte një fitore, 4 barazime dhe 3 humbje duke përkeqësuar akoma më shumë skuadrën franceze që renditet në vendin e 18-të.
Mediat franceze bëjnë me dije se Nantes do të shkarkojë trajnerin i cili ndodhet në karantinë për shkak se është infektuar me Covid-19. Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët në vijim, ndërsa vendin e Domenech pritet ta marrë Antoine Kombouare.