Aksi rrugor, i cili nuk është pjesë e automotoparkut, por do t’i shërbejë lidhjeve infrastrukturore të tij, është ende në ndërtim, puna këtu nuk ka përfunduar.

Investimi pati një çedim në rreth 7 metra të trotuarit, i shkaktuar si pasojë e erozionit për shkak të shirave të dendur për disa muaj me radhë.

Kompania zbatuese identifikoi rrëshkitjen që në nisje të saj ndërsa u prit përmirësimi i kushteve të motit për të nisur ndërhyrjen riparuese.

Për të mos lejuar përsëritjen e këtij fenomeni aktualisht po ndërtohet një bazament mbrojtës nga shtrati i lumit.

Situata nuk paraqitet shqetësuese dhe as jashtë vëmendjes së autoriteteve pasi në terren vazhdojnë të jenë ekspertë të firmës zbatuese të cilët nuk e kanë përfunduar ende investimin.

Rruga “Gjergj Arianiti” është një aks i rëndësishëm edhe për lëvizjen lokale pasi do t’i shërbejë lidhjes së rajonit 1 me zonën e Menglit.