Football Benchmark bëri përditësimin e studimit të saj që ka të bëjë me vlerën e futbollistëve në merkato për 3-mujorin e radhës. Ajo që bie në sy është rritja e vazhdueshme e Lamine Yamal si dhe rënia e Vinicius, vlera e të cilit është larguar shumë nga pozicionet e para.

Kështu ylli 18 vjeçar i Barcelonës, sipas Football Benchmark është në krye të klasifikimit të futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato me 286.8 milionë euro.

Në vendin e dytë pozicionohet sulmuesi i Realit të Madridit, Kylian Mbappe me 232.2 milionë euro, ndërkohë që podiumin e plotëson Erling Haaland me yllin e Manchester City që pozicionohet në vendin e tretë me një vlerë të merkatos prej 206.3 milionë euro. Klasifikimi i Football Benchmark vijon me Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Florian ëirtz  në vendin e 4, 5 dhe të 6, të ndjekur pikërisht nga Pedri në vendin e 7. Dhjetëshja e futbollistëve me vlerën më të lartë të merkatos mbyllet pikërisht me Olise, Vinicius dhe Jamal Musiala

TOP 10 I FUTBOLLISTËVE ME RRITJEN MË TË MADHE NGA DHJETORI 2025 DERI TANI

1. Yan Diomande  +37,8 mln euro

2. Marc Guehi  +31,9 mln

3. Pio Esposito  +27,7 mln

4. Alvaro Carreras +21,8 mln

4. Fermin Lopez  +20,6 mln

6. Rayan Cherki  +19,4 mln

7. Said El Mala  +19,4 mln

8. Nico Paz  +16,2 mln

9. Luis Diaz  +15,5 mln

10. Rayan  +14,7 mln

Top Channel