Me Anglinë që e ka siguruar matematikisht një vend më shumë, distanca e futbollit italian ndaj Gjermanisë që aktualisht është në vendin e dytë(i fundit në dispozicion për një vend shtesë) është dyfishuar duke kaluar nga 214 pikë në 500 dhe situata do të përkeqësohet nëse Roma, Bologna e Fiorentina, që për momentin janë në garë për Europa dhe Conference League nuk do t’iu shkojnë në fund këtyre kompeticioneve
Anglia, është e sigurt më 22 402 pikë dhe pas saj vijnë Gjermania, Spanja dhe Italia, të gjitha shumë pranë njëra tjetrës, por me skuadrat gjermane dhe iberike që janë të destinuara të shkojnë më larg deri në fund të sezonit. Duke folur në mënyrë realiste, edhe këtë sezon në Serie A do të jetë vendi i katërt i klasifikimit i fundit për të hyrë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm
Renditja UEFA
1) ANGLIA: 22.402 punti (e ka siguruar vendin shtesë në Champions)
2) GJERMANIA: 17.857
3) SPANJA: 17.781
4) ITALIA: 17.357
5) PORTUGALIA: 16.600
6) POLONIA: 15.250
7) FRANCA: 14.964
8) GREQIA: 12.900
9) QIPRO: 11.906
10) DANIMARKA: 11.750
Top Channel



























