Në Formula 1, mbiemri mund të jetë një trashëgimi që peshon shumë. Të rritesh mes paddockut dhe oficinës do thotë të ndjesh atmosferën e garave që fëmijë, të mësosh sekretet e profesionit përpara se të pajisesh me patentë.

Por të transformosh një emër të famshëm në rezultate, është një histori krejt tjetër. E megjithatë në vite, dinasti të ndryshme kanë lënë shenjë të fortë në pistat e këtij botërori

Mbiemrat që kanë bërë historinë

Rasti më i famshëm është ai i Max Verstappen dhe Jos Verstappen. Babai garonte mes viteve ’90 dhe 2000, por pa fituar kurrë një garë; ndërsa djali i tij rishkroi rekorde dhe është shpallur kampion bote duke e shndërruar talentin bruto të familjes në dominim absolut. Fat ndryshe, por njësoj ikonik për Keke dhe Nico Rosberg; të dy kampionë bote. Keke e fitoi titullin në 1982, i biri në 2016 duke mundur Leëis Hamilton pas një rivaliteti shumë të fortë. Mes lidhjeve të gjakut më fitues, është edhe ajo e Graham dhe Damon Hill; Graham është legjendë e pastëe e viteve ’60, ndërsa Damon e rikthueu mbiemrin e familjes në çatinë e botës në vitin 1996.

Brez i ri, pasion i njëjtë

Është e pamundur të mos përmendësh Gilles dhe Jacques Villeneuve. Babai u shndërrua në një mit për talentin dhe kurajon, ndërsa i biri plotësoi misionin duke fituar titullin botëror në 1997 pasi triumfoi edhe në Indy500. Tradita vijon me Carlos Sainz Sr. dhe Carlos Sainz Jr.; babai është një legjendë e garave rally, ndërsa i biri protagonist stabël në Formula 1 dhe fitues i garave të këtij kampionati duke treguar se talenti mund të ndryshojë disiplinë pa humbur efikasitetin. E njëjta dinamikë për Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher. I fundit në listë është Kimi Antonelli, babai i të cilit, Marco është pronar i një skuderie në kampionatin GT.

Top Channel