Do të jetë një klasë arbitrare angleze ajo që do të vendosë drejtësi në ndeshjen shumë të rëndësishme mes Polonisë dhe Shqipërisë të vlefshme për playoffin e Botërorit 2026 me kuqezinjtë që synojnë të bëjnë historinë dhe të kualifikohen për herë të parë në fazën finale të kompeticionit më madhor në futboll

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë pikërisht Anthony Taylor i cili ka vendosur drejtësi edhe në përballjen që skuadra jonë kombëtare zhvilloi me Çekinë në Pragë në shtator të 2023 e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, një sfidë që  u mbyll me barazimin 1-1.

Asistentë të Anthony Taylor në këtë përballje do të jenë Gary Besëick dhe Adam Nunn, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar lituanezi Donatas Rumšas. Në sallën VAR, do të jenë dy gjyqtarë angleze Jarred Gillett dhe Michael Salisbury.

Sfida mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në stadiumn PGE Narodowy të Varshavës në orën 20:45 të së enjtes dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel