Klubi rus konfirmoi afrimin e 22-vjeçarit përmes faqes zyrtare, ndërsa lojtari shqiptar ka firmosur një kontratë katërvjeçare me skuadrën nga Grozny.
Transferimi i Maksutit vjen pas një sezoni mjaft pozitiv me Flamurtarin, ku ai realizoi 12 gola dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të spikatur të skuadrës vlonjate. Nga kjo marrëveshje, Flamurtari ka përfituar rreth 700 mijë euro.
Një vit më parë, sulmuesi shkodran u transferua nga Apolonia e Fiert te Flamurtari për shumën e 150 mijë eurove, ndërsa paraqitjet bindëse gjatë sezonit të fundit tërhoqën interesin e klubeve të huaja.
Në prezantimin e tij, Akhmat Grozny vlerësoi gjithashtu eksperiencën e Maksutit me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, duke e cilësuar si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
Në të kaluarën, pjesë e klubit rus kanë qenë edhe futbollistë të njohur shqiptarë si Odise Roshi, Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Ilion Lika, të cilët kanë lënë gjurmë në futbollin rus.
Me këtë transferim, Maksuti synon të vazhdojë zhvillimin e tij profesional dhe të afirmohet në një kampionat më konkurrues.
/gj.m/a.f/



























