ATSH/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare në stadiumin “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 6 tetor, tashmë mund të blihen edhe fizikisht pranë stadiumit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri të ditur se, përveç shitjes online në platformën zyrtare ebileta.al, tifozët mund t’i blejnë biletat edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadiumin “Air Albania”.

Biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë në dy fashat orare, 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00.

Kjo mundësi u vjen në ndihmë tifozëve që preferojnë ta kryejnë procesin e blerjes fizikisht, ndërsa shitja online vijon të jetë aktive në platformën zyrtare.

FSHF fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares të sigurojnë biletat dhe të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Shqipërinë në nisjen e rrugëtimit të ri në UEFA Nations League.

/gj.m/j.p/