ATSH-DPA/ – Trajneri i ”Bayern Munich”, Vincent Kompany, ndodhet në spital pasi humbi ndjenjat, ka konfirmuar klubi.
Sipas raportimeve në media, belgu 40-vjeçar ishte rrëzuar ndërsa po ndiqte stërvitjen e ekipit rezervë të ”Bayern”-it.
”Kompany është dërguar në spital me ambulancë. Ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme dhe do të mbetet nën kujdesin mjekësor”, thuhet më tej në njoftim.
Tabloidi gjerman “Bild” dhe kanali televiziv me pagesë “Sky” ishin të parët që raportuan lajmin.
“Shëndeti i Vincent Kompany është prioriteti ynë kryesor. Ne në ‘FC Bayern’ do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar një rikuperim të shpejtë të tij. Vinnie po merr të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme mjekësore, si dhe gjithë kohën që i duhet,” deklaroi drejtori sportiv Max Eberl.
“Stafi i tij teknik, tek i cili kemi besim të plotë, do të marrë përsipër detyrat e tij. Të gjithë ne në FC Bayern i urojmë Vinnie-t një shërim të shpejtë”, shtoi Eberl./ a.jor.



























