Bashkia Elbasan ka prezantuar praktikën e saj mbi validimin dhe pasurimin e indikatorëve të performancës gjatë Takimit të Forumit të Performancës, të mbajtur më 28 maj 2026 në Tiranë dhe të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Bashkive në bashkëpunim me projektin “Bashki të Forta”.
Praktika e Elbasanit u vlerësua ndër më të mirat për t’u prezantuar, krahas Shkodrës dhe Pogradecit, duke sjellë një qasje që synon ta shndërrojë matjen e performancës nga një proces formal raportimi në një instrument real për vendimmarrje, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve publike.
Sipas prezantimit, Bashkia Elbasan po forcon përdorimin e të dhënave dhe validimin e indikatorëve përmes bashkëpunimit mes drejtorive sektoriale, si dhe në kuadër të qeverisjes së hapur përmes Forumit OGP, duke synuar një administratë më transparente dhe më të orientuar drejt qytetarëve.
Kjo qasje vlerësohet si një hap në forcimin e kulturës së performancës dhe qeverisjes vendore të bazuar në evidencë




























