Ky detyrim, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka për qëllim sigurimin e transparencës dhe parandalimin e pastrimit të parave apo trafikut të paligjshëm të objekteve me vlerë.

Deklarimi kryhet në zyrat e Administratës Doganore në Pikat e Kalimit Kufitar, para se udhëtari të kalojë kontrollin e pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe të Sigurisë. Formulari për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) plotësohet pranë doganës dhe nuk kërkon pagesë për shërbimin. Udhëtarët duhet të paraqesin gjithashtu dokumente që justifikojnë burimin e të ardhurave që deklarojnë.

Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë mund të sjellë gjoba të konsiderueshme dhe veprime të mëtejshme sipas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Për shumat nga 10,000 deri në 19,999 euro, gjoba për herën e parë është 20,000 lekë, ndërsa për shumat më të larta gjobat rriten proporcionalisht, deri në 50% të vlerës së padeklaruar për shumat mbi 50,000 euro.

Autoritetet doganore theksojnë se deklarimi është i detyrueshëm pavarësisht mënyrës së udhëtimit, qoftë me avion, anije, makinë, motor, biçikletë apo këmbë, dhe pavarësisht se ku mbahen paratë ose nëse ato janë në pronësi të udhëtarit. Rëndësi ka vetëm që çdo lloj vlere monetare mbi kufirin e lejuar të deklarohet para kalimit të kufirit, për të shmangur penalitete dhe ndjekje ligjore./j.p/