ATSH/ Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër24/39Diell
Kukës21/37Diell
Lezhë25/37Diell
Dibër20/36Diell
Durrës22/37Diell pak re
Tiranë25/37Diell pak re
Elbasan26/38Diell pak re
Berat22/39Diell pak re
Vlorë24/35Diell pak re
Korçë17/34Diell pak re
Gjirokastër18/39Diell
Sarandë25/35Diell

/r.e/