VIENNA, AUSTRIA - DECEMBER 02: Independent presidential candidate Alexander van der Bellen speaks to supporters at his final election campaign rally on December 2, 2016 in Vienna, Austria. Van der Bellen, a former economics professor who is supported by the Austrian Greens Party, has led a campaign advocating social liberal values and Austria's place in the European Union. He is currently behind in polls against Norbert Hofer, candidate of the right-wing populist Austria Freedom Party (FPOe) in elections scheduled for December 4. (Photo by Alex Domanski/Getty Images)

ATSH-DPA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka bërë një kërkesë të pazakontë përpara ndeshjes së parë eliminatore të ekipit kombëtar për Kupën e Botës që nga viti 1954 duke i nxitur prindërit t’i lënë fëmijët e tyre të qëndrojnë zgjuar pak më gjatë.

Austria luan sot kundër kampionëve evropianë, Spanjës, në Inglewood, pranë Los Anxhelesit dhe ndeshja fillon në orën 21:00 (1900 GMT).

“Prindër të dashur”, tha 82-vjeçari në një video të ndarë në faqen e tij në Facebook.

“Lërini të qëndrojnë zgjuar pak më gjatë të enjten”, shtoi ai.

“Të shikosh televizor deri vonë nuk është mirë. E di këtë. Por këtë herë, mbyllni një sy në mënyrë që fëmijët që duan të mund të mbështesin ekipin tonë kombëtar”, theksoi ai.

“Ju mbani kujtime të tilla me vete për gjithë jetën tuaj. Dhe për më tepër, ne jemi aktualisht në ditët e fundit para pushimeve shkollore”, përfundoi presidenti austriak, Alexander Van der Bellen./ a.jor.