ATSH/ Monedhat e huaja kanë humbur terren përgjatë javës së dytë të muajit korrik të këtij viti, në raport me lekun.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuar me 0,07 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 93,85 lekë dhe në fundjavë me 93,78 lekë.
Dollari amerikan këmbehet sot me 82,04 lekë kundrejt 82,20 lekë që ishte të hënën. Monedha e gjelbër amerikane këtë javë u zhvlerësua me 0,16 lekë.
Ndërsa paundi britanik ka forcuar lehtë pozitat në tregun e këmbimit valutor duke u ngjitur në fundjavë në kuotën 110,03 lekë, kundrejt vlerës 109, 64 lekë që ishte ditën e hënë.
Franga zvicerane ka zbritur gradualisht që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 101, 74 lekë kundrejt vlerës 102, 06 lekë që këmbehej ditën e hënë.
/e.xh/ /a.g/



























