Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e prezantoi 59-vjeçarin në një konferencë për shtyp të premten në Berlin.
Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool ishte zgjedhja e parë e DFB-së për të pasuar Julian Nagelsmann, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës ndaj Paraguait në qershor.
Para këtij emërimi, Klopp mbante postin e drejtorit global të futbollit në sektorin sportiv të kompanisë ”Red Bull”.
Klopp do të drejtojë Gjermaninë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, si dhe në kualifikueset për Euro 2028 dhe për Kupën e Botës 2030.
Debutimi i tij në pankinën e “Pancerave” do të jetë më 24 shtator ndaj Holandës në Amsterdam, në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Ligën e Kombeve./ /Ad.Ab./ a.jor.



























