Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 63-të në fitoren e thellë 4-0 të Dinamos ndaj Rudešit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit kroat.
Hoxha e nisi takimin si titullar dhe zhvilloi një paraqitje pozitive, duke qenë ndër lojtarët më aktivë të skuadrës së tij. Goli i shqiptarit erdhi pas atyre të Dion Drena Beljos dhe Lukas Kaçavendës, ndërsa Beljo realizoi edhe nga pika e bardhë.
Për Hoxhën, ky është një sinjal i rëndësishëm në nisje të sezonit, pasi 27-vjeçari synon të konsolidojë pozitat e tij te Dinamo e Zagrebit dhe të marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formacion.
Goli i parë i sezonit vjen gjithashtu në një moment të rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon të ruajë ritmin dhe formën e mirë edhe me fanellën e Kombëtares kuqezi.
Me këtë paraqitje, Hoxha jep një tjetër sinjal pozitiv në prag të sfidave të ardhshme, duke konfirmuar ambicien për të qenë protagonist si në Kroaci, ashtu edhe në përfaqësuesen shqiptare.
/gj.m/r.e/



























