”Autoritetet po hetojnë mbi dyshimet për neglizhencë ndaj fëmijës”, raportoi sot gazeta më e madhe e Qipros ”Fileleftheros”.

Policia u njoftua nga fqinjët të enjten në mbrëmje.

Vajza me sa duket kishte qenë vetëm në apartament që nga mëngjesi.

Oficerët e policisë e gjetën 11-vjeçaren në shtëpi.

Ajo konfirmoi se babai i saj ishte nisur për një udhëtim ditën e mëparshme.

Babai beqar udhëtoi për të parë ndeshjen e futbollit midis ”Dinamo”-s dhe ”Pafos FC”, në Shqipëri, të enjten, e cila përfundoi në barazim 1-1.

”Policia thirri shërbimet sociale, të cilat morën përsipër kujdesin dhe mbrojtjen e vajzës”, sipas raportimeve në median qipriote.

Babai u arrestua pas kthimit të tij.

Ai është nën hetim me dyshimin se ka braktisur vajzën e tij të mitur dhe kështu e ka ekspozuar atë në rrezik./  a.jor.