Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të larta dhe transparente në pjesën e parë të ditës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.




























