ATSH/ Monumenti i Natyrës “Shpella e Valit” është një nga pasuritë natyrore më të veçanta të zonës së Martaneshit, me vlera të rëndësishme shkencore dhe ekologjike.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ftoi sot qytetarët të vizitojnë këtë mrekulli të natyrës shqiptare.

E njohur për përmasat dhe formacionet e saj shkëmbore, shpella përbën një pasuri të çmuar natyrore dhe një element të rëndësishëm të trashëgimisë natyrore të kësaj zone.

Vlerat e saj natyrore dhe veçoritë gjeologjike e bëjnë Shpellën e Valit një monument me interes për njohjen dhe promovimin e pasurive natyrore të Martaneshit.
/m.m/a.f/