ATSH/ Vllaznia dhe Laçi kanë barazuar sot 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Të dyja skuadrat krijuan raste për shënim dhe goditën nga dy herë shtyllat, por portierët Jukaj dhe Biba u treguan vendimtarë, duke mos lejuar që rrjetat të tundeshin.

Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Laçi renditet në vendin e fundit me 12 pikë.

/gj.m/r.e/