BERLIN, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Është e qartë se do të ketë ndryshime në negociata, por e rëndësishme është që Fondi i Rimëkëmbjes mbetet një fond që ndihmon, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Ky fond ndihmon në mënyrë të veçantë vendet më të prekura nga kriza”, shtoi ajo.
“Nuk ka asnjë propozim të ri dhe nuk do të dështojë për shkakun tonë”, theksoi Merkel duke shtuar se nuk kishte nevojë për një propozim të ri.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e vuri theksin tek rëndësia e unitetit gjermano-francez në rimëkëmbjen e ekonomisë së BE-së, pas një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Kur Gjermania dhe Franca janë të bashkuara, kjo nuk do të thotë se Europa është e bashkuar, por kur Gjermania dhe Franca nuk janë të bashkuara, atëherë uniteti i Europës nuk është në gjendje shumë të mirë”, deklaroi Merkel.
ATSH


























