ATSH-DPA/ – Dhjetra fëmijë refugjatë nga ishujt grekë u nisën sot në mëngjes për në Gjermani, deklaroi një zëdhënëse e aeroportit të Athinës.

Të miturit po fluturojnë për në qytetin verior gjerman të Hanoverit, nga ku do të dërgohen në zonën Osnabrueck për një karantinë 14-ditore.

Sipas burimeve të ministrisë së Migracionit në Athinë, shumica e 49 të miturve të pashoqëruar, me moshë mesatare 13 vjeç, janë nga Afganistani dhe Siria.

“Po i japim personave të persekutuar mundësinë për ta nisur nga e para”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ata janë grupi i dytë i të miturve që merren nga kampet famëkeqe në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos. / /sara/