Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 163,134 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 2.3 milion, konkretisht 2,367,758.
Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Deri më tani 609,505 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 39 mijë mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 737 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Italia deri më tani ka 23,660 viktima ndërkohë 20,453 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 19,718 në Francë.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 16,095 të vdekur dhe 121,168 të infektuar.
19 Prill – Raportimi i orës 20:00
/Ora News.tv/