Asnjë surprizë në kualifikueset për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, me dy njëvendëshet Mercedes që shënuan kohët më të shpejta.
Ferrari, ende në vështirësi serioze: Leclerc përfundoi i 9-ti e Vettel i 11-ti. Në linjën e dytë nisen Max Verstappen (Red Bull) dhe Perez (Racing Point), më pas Lance Stroll dhe Alexander Albon.
Sebastian Vettel meriton një kapitull të veçantë. Momenti i tij negativ vazhdon dhe duhet thënë se fati ka luajtur rolin e vet, duke pasur parasysh që gjermani ishte përjashtuar nga Q3 vetëm për 2 të mijëtat: nuk kishte ndodhur kurrë që kur është pjesë e Ferrarit.
Ish-kampioni botëror do të duhet ta nisë nga vendi i 11-të. Zhgënjeu gjithashtu Renault, pas një të premteje befasuese, me Daniel Ricciardon dhe Esteban Ocon në vendet 13 dhe 15.
Top Channel