Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër të pozcionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojnë mot relativisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Hënë dt 24 Gusht 2020

Fillimi i javës dt 24 Gusht 2020 moti do të mbetet me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe vranësira të pasuara nga stuhi lokale në verilindje. Era do të jetë me drejtim Perëndim (Wme shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek  bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/33°C

Zonat e ulëta  18/37°C

Zonat bregdetare 19/35°C

E Hënë dt 24 Gusht 2020

Kosova për ditën e Hënë dt 24 Gusht 2020 moti do të jetë me kthjellime vranësira të pasuara nga reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 29°C gradë Celcius.

E Martë dt 25 Gusht 2020

E Martë dt 25 Gusht 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Verilindje të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SWme shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek  bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/31°C

Zonat e ulëta  18/36°C

Zonat bregdetare 22/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

rtvsh