Shtatë persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Bëhet me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 457 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 92 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Ditën e djeshme 7 persona e humbën jetën nga koronavirusi, ndërsa u shënuan 117 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 563 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.546.newsbomb