Vendet në të gjithë botën përpiqen të rrisin testimin e tyre të koronavirusit, Sllovakia arriti të testojë më shumë se 3.6 milion njerëz, dy të tretat e popullsisë së saj në vetëm dy ditë.
Vendi evropian vendosi të testonte të gjithë popullsinë, nga mosha 10 vjeç e lart për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi ditët e fundit kishte shënuar një numër të lartë të rasteve ditore.
Mediat e huaja raportojnë se nga 3.6 milion perspna të testuar në dy ditë, 38.359 kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Deri tani në Sllovaki 219 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 61,829.newsbomb