Në një konferencë për shtyp mesditen e së shtunës ministrja e Arsimit, ministri i Shëndetësisë dhe ai i Brendshëm kanë shpallur si masë të re për përballimin e pandemisë në vend edhe mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve prej ditës së hënë deri në fund të këtij muaji.
Kopshtet, shkollat fillore do të mbeten të mbyllura për dy javë ashtu si edhe gjimnazet dhe shkollat e mesme.
Ministrja e Arsimit ka sqaruar se mësimi i fëmijëve në shkollat fillore do të kryhet online prej ditës së mërkurë nga ora dy pasmesdite deri në orën 5,ndërsa për gjimnazin dhe liceun do të vazhdojë në orët e mëngjesit .
Vasilis Kikilias Ministri i Shëndetësisë:
Rekomandimi i komisionit u bazua tek lëvizshmëria intensive që vërehet në mënyrë të arsyeshme nga prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe nga, gjyshërit gjithashtu nga mësuesit apo personeli administrativ. Sipas komisionit minimizimi i levizjes se njerezve dhe respektimi me perpikmeri e masave të tjera mund të çojë në një zvogëlim të rasteve.
Siç ka theksuar edhe ministri i brendshëm, qeveria do të marrë masa për të gjithë prindërit që kanë fëmijë në arsimin e ulët duke u dhënë orar minimal të punës dhe leje të veçantë për dy javë.
Greqia ka rinovuar për të disatën herë masat prej mesit të tetorit pasi sipas specialisteve vala e dytë e pandemisë duket se ndodhet në kulmin e saj, sidomos në Greqinë veriore, në qytetin e Selanikut por dhe në qytetet e tjera rreth tij.
Është karakteristik fakti që për disa orë, prej mëngjesit të së shtunës kanë humbur jetën 20 persona dhe numri i viktimave prej fillimit të pandemisë ka kaluar tashmë shifrën prej 1000 vetësh, ndërsa vazhdon të mbizotërojë gjendja dramatike në spitalet e Selanikut dhe Larisës.
Top Channel


























