Situata vijon të paraqitet e rënduar sa i përket pandemisë së koronavirusist në vendin tonë.
Bëhet me dije se në spitalin e Përmetit 7 infermierë janë prekur nga koronavirusi, ndërsa disa punonjës të tjerë që kanë pasur kontakte me personat në fjalë janë në karantinë.
Nga 7 infermierët e prekur, mësohet se dy punonin në laborator.
Puna në këtë spital është e cunguar për shkak të stafit të reduktuar.
Ditën e djeshme u shënua numri më i lartë i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, me 711 të infektuar brenda një dite, ndërsa 9 qytetarë humbën jetën.



























