Pas aksidentit me vdekje në Tiranë dhe atij në aksin rrugorë Lezhë-Milot, një tjetër aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Levan-Fier.
Sipas policisë, nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, i identifikuar si Sokrat Semini., 59-vjeçar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit tip “Benz” 59-vjeçarit me iniciale Gj. Z.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti fatal. Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në vendin tonë janë shënuar 3 viktima dhe 2 të plagosur.