Dervish Kalaja 55-vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës.

55-vjeçari pesë ditë më parë ishte përfshirë në një sherr të ndodhur mes disa personave në një lokal, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

 

Ngjarja ka ndodhur të hënën në Ishëm rreth orës 22:00, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., ku u qëllua me sende të forta shtetasi D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.