Gjatë vitit 2020 bota nuk ka pasur shumë mundësi për të festuar për shkak të pandemisë së Covid, ku pothuajse për një vit ka pushtuar botën.

Të gjithë po presin me padurim që ky virus të marrë fund dhe të jetojmë të gjithë sërish të lirë.

Dhe këtë e dëshmon mësë miri video më poshtë. Në video shfaqen duke kërcyer të lumtur mjekët në Boston, SHBA ku sapo ka mbërritur vaksina kundër Covid-19.

Kate Walsh, presidente dhe CEO i Qendrës Mjekësore të Bostonit, shpërndau videon ku shfaqen mjekët të cilët prej muajsh janë në vijën e parë të përballjes me Covid duke kërcyer më të lumtur se kurrë.

Qendra Mjekësore e Bostonit mori 1,950 doza të vaksinës “Pfizer-BioNTech”. Një mijë punonjës janë gati të marrin injeksionin deri në fund të kësaj jave.

Newsbomb