/ATSH-DPA/ – Një masë ajri e ftohtë ndodhet në pjesën më të madhe të Japonisë, ndërkohë që autoritetet e motit që paralajmërojnë shumë dëborë, kushte stuhie, valë të larta dhe ndërprerje të trafikut.
Dhjetëra fluturime nga dhe nga rajonet bregdetare të Detit të Japonisë tashmë janë anuluar, megjithëse numri i udhëtarëve pritet të bjerë ndjeshëm gjatë festave të Vitit të Ri për shkak të pandemisë Covid-19.
Agjencia Meteorologjike Japoneze ka parashikuar që dëbora e madhe do të godasë Japoninë Veriore dhe Lindore dhe rajonet bregdetare në bregdetin e Detit të Japonisë sot dhe gjatë kësaj jave.
”Deri në 80 centimetra dëborë pritet për rajonin Hokuriku dhe deri në 50 centimetra për Japoninë lindore dhe verilindore në 24 orët deri të enjten në mëngjes”, theksoi agjencia. /os/