Ish-presidentët Barck Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton dënuan dhunën në kryeqytetin e vendit, duke akuzaur Donald Trump si shkaktar i kësaj proteste të dhunshme.

Obama është shprehur se SHBA do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Në reagimin e tij ndër të tjera Obama tha se dhuna është nxitur nga një president që gënjen për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme.

Ndërsa George W. Bush tha se është i tmerruar nga kjo sjellje e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nuk respektojnë institucionet.

“Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nga zgjedhjet dhe nga mungesa e respektit të treguar për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit tonë. Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, tha Bush.

Po ashtu edhe demokrati Bill Clinton dënoi dhunën që përfshiu Kapitolin. “U përballëm me një sulm të paparë ndaj Kapitolit tonë, Kushtetutës sonë dhe vendit tonë,” tha ai në një deklaratë.

“Sulmi u ndez nga më shumë se katër vjet politikë helmuese duke përhapur dezinformata të qëllimshme, duke mbjellë mosbesim në sistemin tonë dhe duke vendosur amerikanët kundër njëri-tjetrit. Gjithçka u ndez nga Donald Trump dhe mbështetësit e tij më të flaktë, përfshirë shumë prej tyre në Kongres, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që ai humbi”, përfundoi ish-presidenti.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme përkrahësit e tij sulmuan selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën me policinë, duke çuar në vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një grua.

Dhuna solli edhe pezullimin e certifikimit mbi fitoren e zgjedhjeve të Demokratit Joe Biden. Ndërsa më pas nisi sërish puna.